Në rrjetet sociale është duke qarkulluar një video, të cilën kushdo që e ka parë ia ka futur frikën në palcë.
Një shofer ka filmuar gjarprin gjigant duke lëvizur mbi kapakun e motorit të veturës, i cili në një moment i afrohet në pasqyre duke ia rrezikuar jetën, transmeton Telegrafi.
Askush nuk e ka të qartë, se si ky gjarpër ka arritur mbi kapakun e motorit të veturës që lëviz me shpejtësi të madhe.
Ai këtë video e ka shpërndarë në Facebook, derisa të gjithë ata që e kanë parë kanë mbetur të shokuar. /Telegrafi/