Telegrafi

Derisa vinte në pah të pasmet e bujshme, Khloe shfaq edhe unazën gjigante prej diamanti

Khloe Kardashian Foto: Daily Mail

Khloe është ndër më atraktivet në familjen Kardashian-Jenner.

36-vjeçarja përherë di të marrë vëmendjen e fansave, përmes postimeve provokuese që bënë në rrjete sociale, shkruan Daily Mail.

Të njëjtën e ka bërë edhe ditën e djeshme (e shtunë), ndërsa la gojëhapur me miliona ndjekës në Instagram.

Pozat që mori para kamerës u pëlqyen tej mase, pasi në rend të parë ajo ka vënë të pasmet e bujshme trupore.

Por, çka u vu re më shumë ishte unaza e saj gjigante, që dukej e gjitha me diamant.

Bukuroshja brune përndryshe është rikthyer sërish me Tristan Thompson, me të cilin ndan edhe një vajzë.

Ky i fundit e kishte tradhtuar disa herë radhazi, kurse tani Khloe e ka falur për të ruajtur familjen. /Telegrafi/