Telegrafi

Derisa Unitedi kërkon shërbimet e tij, Lemina konfirmon se do të largohet nga Southamptoni

Mario Lemina (Foto: Marc Atkins/Getty Images/Guliver)

Shënjestra e spekuluar e Manchester Unitedit, Mario Lemina, ka konfirmuar se është duke planifikuar të largohet nga Southamptoni, porse do ta preferonte qëndrimin në Ligën Premier.

25-vjeçari nuk është lënë jashtë skuadrës së ‘Saints’ për stërvitjet parasezonale në Austri, ndërkohë që Djajtë e Kuq kanë marrë leje që të bisedojnë me të.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Mario Lemina

Arsenali dhe Leicester City janë dy klubet tjera që interesohen për shërbimet e Leminas, i cili u transferua në St Mary’s Stadium nga Juventusi para dy vitesh për 15 milionë funte (17 milionë euro).

Mario Lemina (Foto: Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

“Ai (trajneri Ralph Hasenhuttl) dëshiron të ndërtojë një grup me lojtarët që duan të qëndrojnë në klub, prandaj me marrëveshje më la jashtë”.

“Opsioni më i mirë për mua është të qëndroj (në Ligën Premier), por nuk ia mbylli derën asnjë klubi, asnjë vendi. Dua të luaj për klubet më të mëdha”.

“Vendosa të largohem nga Juventusi për Southamptonin që të luaja më shumë – e arrita këtë. Kanë lënë përshtypje të mira në Angli”, ka thënë Lemina për France Football. /Telegrafi/