Klubi nga Rumania, Politehnica ka dështuar në iniciativën e tyre për të përçuar një mesazh të fortë.
Derisa po bëheshin gati që të përballeshin me kundërshtarin Dunarea, lojtarët e skuadrës rumune tentuan të dërgonin një mesazh që lufta në Ukrainë të ndalej.
Derisa kishin veshur fanellat që synonin të përçonin mesazhin “STOP WAR” (ndaloni luftën), ata shkuan në renditjen “RAW POTS”.
Natyrisht se kjo huqje e madhe u bë edhe sensacion në rrjetet sociale për arsye të gabuar, edhe pse ideja ishte të dërgonin mesazhin e paqes.
Me gjasë, personi përgjegjës për këtë paraqitje do të ndëshkohet, pasi natyrisht se ka zbehur imazhin e klubit në Rumani dhe është një gabim për t’u skuqur. /Telegrafi/
Romanian team Politehnica Iași tried to send an anti-war message yesterday, but stood in the wrong order. pic.twitter.com/eHCHVJDWYi
— 🎯 Tommy's Darts Tips (@TommysDartsTips) March 19, 2022