Gjatë një ceremonie martesore në Filipine, e gjithë vëmendja ka shkuar te një vogëlush, derisa të porsamartuarit pozonin për fotografi.
Ata deshën të dalin sa më mirë në kuadër, bashkë me shoqëruesit e tyre, kur fëmija u zgjat dhe përqafoi moshataren, duke i bërë të gjithë të qeshin, transmeton Telegrafi.
“I kërkuam t’i mbyllte sytë dhe të mos na shikonte duke u puthur, por ai deshi të puthte vet. Na zuri të gjithëve në befasi”, ka thënë një prej të pranishmëve.
Ngjarja qesharake është bërë menjëherë virale, duke mbledhur edhe shumë reagime pozitive. /Telegrafi/