Një fotografi e postuar së fundmi në internet ka shkaktuar debate të shumta në mesin e përdoruesve të rrjeteve sociale, për faktin se në të shfaqet një i ri i cili dukej se nuk brengosej fare apo nuk frikësohej nga sulmet terroriste, që po ndodhin në natën e 3 qershorit në Londër.
Ai shihej mjaft i qetë duke ecur në rrugët e Londrës së bashku me një femër, derisa turma prapa tij po vraponin si të çmendur të kapluar nga frika dhe terrori, se mund ta pësojnë njëjtë sikur shumë bashkëkombës të tyre, transmeton Telegrafi.
https://twitter.com/LyntonSpins/status/871159156581052416
Shumë përdorues të rrjeteve sociale kanë debatuar lidhur me veprimin e këtij të riu, për të mos ikur duke vrapuar nga vendi i ngjarjes, derisa disa e kanë përshkruar si një të ri tipik nga Londra, shpirti i të cilit nuk thyhet lehtë.
Derisa shumë civilë që ishin afër tij po vraponin pa kontroll, ai për asnjë moment nuk vrapoi dhe madje po e mbante gotën e birrës në dorë thuajse asgjë e keqe nuk po ndodhte.
https://twitter.com/taxbod/status/871255328809267201
Në sulmet terroriste që ndodhën në natën e 3 qershorit në Londër, kanë humbur jetën shtatë persona dhe 50 tjerë u lënduan, kur një furgon i bardhë u fut në trotuar dhe filloi të shtyp këmbësorët. /Telegrafi/