Telegrafi

Derisa shumica udhëtojnë për të shkuar në punë, një burri në Seattle zyra i vjen në shtëpi për ta “marrë”

Shumica e njerëzve udhëtojnë për të shkuar në punë në zyrën e tyre, ndërsa një burri në SHBA zyra i vjen në shtëpi.

Fotografitë e publikuara më poshtë shfaqin një studio mobile e vendosur në binarët prej 33 metrave në maje të një kodre, ku përmes tyre lëviz nga shtëpia e pronarit të saj, transmeton Telegrafi.

Arsyeja pse vendosi ta bëjë këtë është që t’i krijohet përshtypja se po udhëton për të shkuar në punë, kurse në fakt zyra mobile lëviz dhe shkon për ta marrë në shtëpi dhe largohet pak metra larg saj për të vazhduar më pas punën nga ajo zyrë.

Ajo është ndërtuar nga kompania Olson Kundig Architects me seli në Seattle.

Shumëkujt i është dukur e çuditshme, por kërkesat për zyra të tilla mobile po rriten çdo herë e më shumë. /Telegrafi/