Telegrafi

Derisa shumë vende të Evropës po përballen me temperatura të larta, Sllovakia mbulohet nga bora në mes të korrikut

Derisa shumë vende të Evropës po luftojnë me temperaturat e larta dhe të nxehtit ‘afrikan’, malet e Sllovakisë janë mbuluar nga bora.

Pas temperaturave prej mbi 20 gradë celsius të regjistruara gjatë ditës së djeshme, temperaturat kanë rënë në mënyrë drastike, ku në Lomnjicki e gjithë sipërfaqja është mbuluar nga bora, transmeton Telegrafi.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që në korrik bie borë në këtë rajon, kjo edhe është arsyeja pse vizitorët duhet gjithmonë të jenë të gatshëm.

Ndryshe mali Lomnjicki është 2,632 metra i lartë, dhe konsiderohet si maja e tretë më e lartë në malet e Sllovakisë. /Telegrafi/