Telegrafi

Derisa i propozonte të dashurës para ujëvarës, dhëndrit i bie unaza në ujë dhe mbetet pa të (Foto/Video)

Momenti më romantik i këtij çifti shkoi huq, kur befasisht unaza me të cilën djaloshi planifikonte t’i propozonte martesë të dashurës humbi në ujë.

Ujëvara Cunningham në Maryland të Shteteve të Bashkuara, duket se është vend ideal për t’i propozuar të dashurës martesë, por një fat të tillë nuk e kishte një djalë i cili duket se nuk i kishte bërë mirë llogaritë, transmeton Telegrafi.

Dhe derisa dyshja po përjetonin momentet më romantike të jetës së tyre, unaza befasisht u bie nga dora dhe përfundon në ujin e rrëmbyeshëm të ujëvarës.

Por humbja e unazës nuk ua prishi edhe aq shumë qefin atyre, pasi dyshja shkëmbyen puthje ku partnerja e djalit të pafat i tha po propozimit të tij. /Telegrafi/