Gjatë një aksioni policor për arrestimin e një të dyshuari në Grangemouth të Skocisë, dy banorë deshën të pengojnë njësitin duke ua shfryrë gomat e furgonit.
Mirëpo, të dyshuarit 38 dhe 52-vjeçar, që mbesin të paemëruar për shkaqe ligjore, u kapën menjëherë, transmeton Telegrafi.
Mbi ta rëndon akuza për pengimin e personave zyrtarë, ndërsa së shpejti pritet të paraqiten para drejtësisë. Derisa atëherë, ata janë lënë të mbrohen në liri.
“Menduan se nëse i shfryjnë gomat, do ta shpëtojnë mikun e tyre prej arrestit. Tani do të përballen edhe vet me drejtësinë”, shkruan në raportin policor. /Telegrafi/