Telegrafi

Derisa po xhironin një dokumentar, shpëtuan jetën e peshkatarit të humbur (Video)

Ekipi që po xhironte një dokumentar mbi peshqit e rrallë, në një ishull të Australisë, janë befasuar kur e kanë parë një njeri që kishte dalë nga shkëmbinjtë.

Punonjësit e ‘Animal Planet’ e kanë ndërruar vijën ku po lundronin dhe janë afruar te një objekt i vogël plastik që po qëndronte mbi ujë.

Ata janë shtangur, kur në ujë është hedhur një burrë gjysmë i zhveshur dhe ka notuar në drejtim të tyre, transmeton Telegrafi.

Mësohet se peshkatari i njohur vetëm si Tremine, ishte larguar para dy ditësh nga barka, dhe më pas nuk ka mundur të orientohet.

Me të hipur në barkë, ai ka kërkuar të pijë ujë, ndërsa pamja e tij tregonte se është i lodhur dhe molisur.

“Në këtë vend, ku temperatura arrin rreth 43 gradë Celsius, është vështirë të mbijetohet pa ujë, ushqim dhe strehë nga dielli. Sikur të qëndronte edhe ndonjë ditë, ai do të vdiste nga dehidrimi” shpjegon Jeremy Wade, që është udhëheqës i projektit. /Telegrafi/