Aktori hollivudian, Jeremy Renner, e ka publikuar një video nga shtrati në spital në njësinë e kujdesit intensiv, ndërsa vazhdon të shërohet nga një aksident i frikshëm.
Në video, ai shihet i mavijosur nën sy, megjithëse dukej i qetësuar ndërsa motra ia masazhonte kokën.
“Një ditë jo e këndshme në kujdesin intensiv që u shndërrua në një ditë të mrekullueshme spa me motrën dhe nënën time. Faleminderit shumë”, ka shkruar ai përkrah videos.
A “not no great” ICU DAY, turned to amazing spa day with my sis and mama❤️. Thank you sooooo much pic.twitter.com/pvu1aWeEXY
— Jeremy Renner (@JeremyRenner) January 5, 2023
Renner u godit nga një borëpastruese prej shtatë tonësh në ditën e Vitit të Ri, ndërsa punonte për të çliruar një anëtar të familjes të bllokuar nga bora që mbulonte shtëpinë e tij në Liqenin Tahoe. Që atëherë, ai ka qëndruar në repartin e kujdesit intensiv.
Aktori, i cili ishte në gjendje kritike pas aksidentit, iu nënshtrua dy operacioneve që përfshinin vendosjen e shufrave metalike rreth këmbës. /Telegrafi/