Telegrafi

Derisa po shkonte drejt kompleksit stërvitor të West Hamit – Maxwel Cornet ndiqet nga një qen

Anësori i West Ham, Maxwel Cornet është ndjekur nga një qen jashtë kompleksit stërvitor të Hammers.

Cornet nënshkroi për klubin londinez verën e kaluar në një marrëveshje pesëvjeçare pasi u largua nga Burnley, me anësorin nga Bregu i Fildishtë që bëri 14 paraqitje për Hammers këtë sezon.

Mbrojtësi i West Hamit, Thilo Kehrer ka ndarë tani me ndjekësit e tij në Instagram një klip të Cornet duke vrapuar për të shpëtuar pasi një qen e ndoqi nga pas.

Lexo po ashtu Kieran Trippier thotë pa hezitim se Declan Rice është më i mirë se Casemiro dhe Thomas Partey

Lojtarët e Hammers, duke përfshirë Declan Rice, mund të dalloheshin duke qëndruar pranë një qeni të dashur ndërsa Cornet mbante distancën e tij.

Por, Cornet shpejti filloi të vraponte drejt kompleksit stërvitor të West Hamit, pasi qeni filloi ta ndiqte atë.

Lojtari 26-vjeçar i West Hamit, i cili mund të luajë edhe si mbrojtës i krahut, i bëri bashkëlojtarët e tij të qeshin, por edhe ndjekësit e Kehrer. /Telegrafi/