Këngëtarja shqiptare, Luana Vjollca, ditë më parë ka publikuar projektin e ri muzikor “Yalla Habibi”.
Në këtë këngë ajo ka bashkëpunuar me artistin e njohur australian, Faydee, projekti i të cilëve u mirëprit nga publiku.
Ndërsa tani, këngëtarja Vjollca në rrjetet sociale ka publikuar një fotografi përkrah Faydees, gjersa bëjnë shqiponjën së bashku.
Nga ana tjetër, edhe këngëtari i famshëm botëror ka publikuar të njëjtin imazh pranë bukuroshes tonë.
Ndryshe, “Yalla Habibi” në platformën muzikore YouTube për vetëm një ditë ka grumbulluar afro dy milionë shikime. /Telegrafi/