Site icon Telegrafi

Derisa po shëtiste nëpër plazh, gjeti gjurmën e një dinozauri (Foto)

 

Bindi Lee Porth e ka përshkruar momentin misterioz dhe të lumtur, kur e ka gjetur gjurmën e një dinozauri, derisa po shëtiste në plazhin e qytetit Broome që ndodhet në pjesën perëndimore të Australisë.

Ajo ka qenë duke mbledhur guaska së bashku me vajzën, kur këmba i ka rrëshqitur në një gropëz të vogël, transmeton Telegrafi.

Për një moment, ajo e ka injoruar vrimën ku shkeli dhe ka dashur të niset, por nuk e ka lejuar ‘energjia e jashtëzakonshme’.

“Më kaploi një energji e papërshkrueshme dhe më bëri të shikoj se ku kam shkelur. Menjëherë e pastrova nga rëra dhe vërejta se është diçka e veçantë” ka thënë Porth.

“Ishte pikërisht para një restoranti që frekuentohet shumë. Mijëra njerëz e kanë shkelur, por mua më bëri për vete dhe e zbulova.”

Megjithëse e dinte se është unike, ajo nuk e kishte idenë se ka zbuluar fosilin e gjurmës së një dinozauri mishngrënës, që ka bredhur në tokë para 130 milionë vitesh.

Paleontologët e Universitetit në Queensland, kanë thënë se kjo nuk është një gjetje aq e re, meqë para 30 vitesh janë gjetur fosile të tilla të gjurmëve. /Telegrafi/

Exit mobile version