Telegrafi

Derisa po rinovonin pronën, çifti nga Michigan zbulon tunelin e fshehur nën shtëpinë e tyre – mësojnë arsyen pse ishte gërmuar

Ndërsa një çift nga Michigan e dinin se shtëpia që blenë në 2020 kishte nevojë për një rinovim të madh, por ata nuk prisnin të zbulonin një pjesë të fshehur të historisë.

Hayley Gilmartin dhe burri i saj, Trevor, po hiqnin një xhakuzi të vjetër në shtëpinë e tyre në liqenin Huron, ‘trupi’ i ujit që ndan SHBA-në dhe Kanadanë, kur zbuluan një dhomë misterioze, të mbushur me ujë 20 metra nën sipërfaqe, transmeton Telegrafi.

Dhoma, e cila lidhet me liqenin nëpërmjet një tubi prej gjashtë metrash, besohet të jetë një tunel i epokës së ndalimit, i cili ka të ngjarë të shërbejë si një rrugë e fshehtë për kontrabandën e alkoolit përtej kufirit.

Haley tha për Newsweek se shtëpia ‘ishte e gjitha e stilit të viteve 70-ta’ dhe ata gjithmonë kishin planifikuar të hiqnin xhakuzin që ishte në dhomën e ndenjes.

Çifti tha se e dinin se do të ishte vështirësi heqja e xhakuzit, por zbulimi i ‘gjësë si puseta’ poshtë xhakuzit ndryshoi gjithçka që çifti dinte për shtëpinë. /Telegrafi/