Telegrafi

Derisa po priste në arkë për të paguar gjësendet e blera, hajni ia vjedh telefonin nga xhepi – policia amerikane publikon pamjet (Video)

Policia e qytetit Çatanuga në Tennessee të SHBA-ve ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë brenda një marketi, që kanë filmuar momentin kur një burrë i vjedhje telefonin mobil nga xhepi një gruaje.

Derisa ajo po priste në arkë për të paguar gjësendet që i kishte blerë, hajni i vjen tinëz nga pas dhe shfrytëzon momentin e shpërqendrimit të saj për t’ia nxjerr nga xhepi telefonin, transmeton Telegrafi.

Dhe është interesant se atë e bënë duke menduar se askush nuk po e sheh, por ishin kamerat e sigurisë që e “tradhtuan”. Siç raportojnë mediat amerikane vjedhja ka ndodhur më 9 shkurt, ku hajni më flokë të gjata dhe mjekër largohet sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.

Policia ka konfirmuar se është vënë në kërkim të hajnit, kurse pamjet e publikuara janë bërë me qëllim që të gjithë ata që kanë informacione që ndihmon policinë në zbulimin e identitetit të burrit me mjekër, t’i telefonojnë stacionit më të afërt të policisë. /Telegrafi/