Telegrafi

Derisa po pastronin kopshtin hasin në diçka të madhe, çifti nga Zelanda gjejnë pataten që peshon 7.9 kilogramë

Colin dhe Donna Craig-Brown po pastronin kopshtin në Zelandën e Re, kur dyshja hasën në diçka të madhe nën sipërfaqen e tokës.

Çifti u gjunjëzuan dhe filluan të gërmojnë përreth “objektit”, ku Colin ishte kureshtar të di se çfarë ishte rritur në kopshtin e tyre, transmeton Telegrafi.

Duke mos mundur që plotësisht ta nxjerrin, ia gërryen lëvoren për ta shijuar dhe mësuar se çfarë është. U habitën kur e kuptuan se ishte një patate gjigante.

“Nuk besonim. Ishte aq e madhe”, tha Donna gjatë një interviste dhënë për mediat e atjeshme.

Madje ekziston mundësia që të jetë patatja më e madhe në botë. Kur e futën në garazh për ta peshuar, u habitën kur panë se ishte 7.9 kilogramë apo më mirë thënë peshonte sa një thes i rëndomtë me patate.

Pasi që fotografitë e patates së tyre qarkulluan nëpër rrjete sociale, vendosën ta “pagëzojnë” me emrin Doug. Megjithatë pasi fermerët lokal vendosën ta peshojnë më mirë, u konstatua se i kishte 7.8 kilogramë.

E rekordin e librit Guiness për pataten më të madhe e mban një britanik, i cili në vitin 2011 nga kopshti nxori pataten që i kishte 5 kilogramë.

Çifti australian kanë kërkuar nga menaxhmenti i Guiness që të konfirmojnë pretendimet e tyre dhe ta përditësojnë listën e patateve më të mëdha në botë që janë gjetur, por deri më tani nuk kanë marrë ndonjë përgjigje zyrtare. /Telegrafi/