Presidenti i Bolivisë, Evo Morales, është humbur në xhungël për më shumë se një orë, derisa po ndiqte nga afër punën e zjarrfikësve që po luftonin me vatrat e zjarreve.
“Gjatë natës së kaluar kam pasur një aventurë. Jam humbur për më shumë se një orë, por falë ushtarëve kamë arritur ta gjej rrugën për në shtëpi”, ka shtuar Morales duke bërë paksa shaka, transmeton Telegrafi.
Televizioni Uno ka publikuar një video të shkurtër amatore, ku shihet Morales gjatë natës duke thënë vazhdimisht “Ku jeni? Ku jeni?”
Presidenti i këtij vendi ishte humbur në mal jo larg fshatit Kavlo Muerto në lindje të vendit. Ai ka bërë të ditur para gazetarëve se në atë zona janë regjistruar 342 vatra zjarresh, që i bie dy herë më shumë sesa një ditë më parë.
Dhe duke parë se situata është shumë serioze, Morale është parë duke u ndihmuar zjarrfikësit në lokalizimin e zjarreve. Për këtë flet më së miri videoja e publikuar më poshtë.
Kujtojmë se zjarri ka shkatërruar 1,2 milionë hektarë zonë malore në Bolivi. /Telegrafi/