Telegrafi

Derisa po lëshohej në tokë me parashutë, ushtarja “piqet për së gjalli” kur prekë telat e shtyllës elektrike (Foto/Video, +18)

Një ushtare derisa po merrte pjesë në ushtrimin ku po trajnoheshin për t’u hedhur me parashutë, ka përfunduar duke u përplasur në telat e një shtylle elektrike të tensionit të lartë.

Një shpërthim i madh është dëgjuar në momentin që ushtarja preku telat e rrymës, derisa po lëshohej në tokë me parashutë, transmeton Telegrafi.

Por edhe pse pësoi elektroshok, mrekullisht i shpëtoi më të keqes.

Ajo menjëherë kishte rënë në tokë pas shpërthimit që ndodhi derisa preku telat e rrymës, ndërsa e gjithë kjo ngjarje e tmerrshme është filmuar me kamerë.

Ngjarja ka ndodhur në një kamp ushtarak në Sri Lanka, ku ushtarja është dërguar me urgjencë në spital për trajtim.

Ndërsa në këtë ushtrim kishte pësuar edhe një ushtar tjetër. /Telegrafi/