Site icon Telegrafi

Derisa po kërcente nga 55 metra lartësi, era “ia prishi planet parashutës” – e përplasi 35-vjeçarin për shkëmbinj

Një burrë ka pasur fatin të jetë gjallë pasi ai ra nga një lartësi prej rreth 55 metrash, kur një erë e përplasi në një sipërfaqe shkëmbore.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Sam Percival, 35 vjeç, i mbijetoi rënies së tmerrshme pasi parashuta e tij, derisa po hidhje, u përplas për shkëmbinjtë, bashkë me të.

Ai ishte duke u përpjekur të bëhej personi i parë që hidhej nga Lord Berkeley’s Seat në An Teallach në Lartësitë Skoceze.

Bëhet fjalë për lartësi të cilat i kanë marrë jetën tre njerëzve, vetëm gjatë këtij viti.

Shpëtuesit u çuditën që ai i mbijetoi aksidentit dhe ai tani po rimëkëmbet në shtëpi me disa thyerje, prerje dhe lëndime.

Percival, një instruktor në natyrë, me origjinë nga Horwich, Lancashire, tha se ndjehet me fat që është gjallë. /Telegrafi/

Exit mobile version