Telegrafi

Derisa po kalonte vijën e “finishit” filloi të festojë, mendoi se fitoi medaljen e artë, çiklistja holandeze zhgënjehet kur mëson se është e dyta

Çiklistja holandeze Annemiek van Vleuten, ngriti duart lart duke festuar derisa kalonte vijën e finishit në garën Olimpike të çiklizmit, duke menduar se ka arritur të sigurojë medaljen e artë.

Por Van Vleuten nuk e kishte ditur se ishte austriakja Anna Kiesenhofer tashmë kishte kaluar vijën e finishit, përkatësisht një minutë e 15 sekonda më herët, transmeton Telegrafi.

Por gëzimi i saj nuk zgjati shumë, pasi që i është kumtuar lajmi se ka përfunduar e dyta dhe kështu shpërtheu në lot. Çiklistja daneze që konsiderohej favorite për medaljen e artë, kishte rritur shpejtësinë derisa po i afrohej vijës së finishit.

Kur e kaloi vijën filloi të festojë, duke mos e ditur fare që para saj kishte kaluar dikush tjetër – çiklistja austriake që tashmë ishte shpallur zyrtarisht fituese e medaljes së artë. /Telegrafi/