Autoritet në Shri Lankë kanë njoftuar se safiri më i madh në botë është gjetur në oborrin e një tregtari të gurëve të çmuar – dhe atë rastësisht në baltë.
Tregtari i gurëve të çmuar ka thënë se gurin e kanë gjetur punonjësit që po hapnin një bunar në oborrin e tij në Ratnapur – rajon ky i pasur me gurë të çmuar, transmeton Telegrafi.
Është konstatuar se vlera e këtij safiri kap shumën e rreth 100 milionë dollarëve. Bëhet fjalë për një guri gjigant që peshon rreth 510 kilogramë dhe ka rreth 2.5 karatë, e tashmë ka marrë emrin “safiri që rastësisht u gjet”.
“Personi që po hapte bunarin na informoi se ka gjetur një guri të rrallë. Menjëherë e nxorëm për të parë se për çfarë bëhet fjalë”, ka thënë për BBC pronari i guri të çmuar që nuk ka dashur të zbulojë emrin e tij dhe vendin e saktë se ku jeton – e këtë e bëri për arsye sigurie. /Telegrafi/