Nëse rrëzoheni derisa jeni duke punuar në zyrë sigurisht se do të mbeteshit me fytyrë të skuqur, nga frika se mund t’ju ketë parë ndonjë kolegë.
Diçka e ngjashme i ka ndodhur një prezantueses së motit, e cila gjatë transmetimit live është rrëzuar në studio derisa po fliste për temperaturat e ulëta që po mbizotërojnë këto ditë, transmeton Telegrafi.
Ironia më e madhe është se derisa po fliste për borën dhe rrugët e mbuluara nga akulli, ajo në një moment rrëshqet dhe rrëzohet në tokë.
Ngjarja ka ndodhur në një televizion zviceran, vend ky që gjithashtu është prekur nga moti i ligë. Por, për fat të mirë ajo nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz. /Telegrafi/