Telegrafi

Derisa po fliste për duelin e 2 shtatorit – Marku konfrontohet ashpër me një boksier tjetër

Florian Marku është përballur me një situatë tejet tensionuese para duelit të tij me Dylan Moran.

Boksieri shqiptar do të ballafaqohet në ring me kundërshtarin më 2 shtator të këtij viti.

Por, derisa po zhvillonte një intervistë, Markut iu afrua Chris Kongo, që e provokoi me fjalë.

Lexo po ashtu Zbulohen vendi, data dhe emri i kundërshtarit të Florian Markut - pritet një super meç

Ndërsa boksieri ynë e përshëndeti me qetësi dhe i dha dorën, Kongo nuk ndalej së provokuari.

Marku i tha atij që ishte duke e zhvilluar intervistën dhe të largohej, por boksieri nuk e la të qetë.

Boksieri shqiptar iu përgjigj atij me një të shtyrë të fuqishme, ndërsa u dashtë të ndërhynin persona të tjerë për të qetësuar dyshen.

Marku i bëri me dije më pas se ai mund ta kontraktonte në Instagram dhe të zgjidhnin këtë situatë. /Telegrafi/