Një këmbësore ka mashtruar vdekjen, kur një peshë i ra mbi kokë derisa po ecte në afërsi të një ndërtese të lartë në Kinë.
Disku i hekurt kishte rënë aksidentalisht nga një lartësi e madhe, kur një grua derisa po e pastronte shtëpinë e saj i rrëshqet nga dora dhe ra poshtë, transmeton Telegrafi.
Megjithatë ky disk i hekurt përfundoi mbi kokën e 36-vjeçares së identifikuar si Li, e cila më pas u dërgua me urgjencë në spital, ku pas tretmanit u konstatua se është jashtë rrezikut për jetë.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Nanshan në pjesën jugore të Kinës, ku gruaja e cila po ecte goditet në kokë nga mjeti i fortë që përdoret si peshë në palestër.
Nga goditja e fuqishme ajo menjëherë rrëzohet në tokë, megjithatë i ka shpëtuar më të keqes edhe pse në shikim të parë dukej se gjasat janë shumë të vogla. /Telegrafi/