Site icon Telegrafi

Derisa po e rinovon shtëpinë 12 milionëshe, Kylie po jeton në rezidencën luksoze që e paguan 125 mijë dollarë në muaj (Foto)

Kylie Jenner është duke e rinovuar shtëpinë e saj në Hidden Hills në vlerë prej 12 milionë dollarësh, ashtu që është detyruar që të jetojë me qira.

19-vjeçarja është vendosur në një rezidencë luksoze në Beverly Hills, ku paguan qira prej 125.000 dollarësh në muaj.

Lexo po ashtu Kylie Jenner, bionde dhe poza me të brendshme që nuk e lënë askënd të qetë (Foto)

Sipas TMZ, shtëpia që i ka pesë dhoma gjumi e shtatë banja, dhe ndodhet në një pozitë shumë të mirë – është në shitje për 35 milionë dollarë.

Aty janë të pranishme edhe fusha tenisi dhe një pishinë e madhe një teracë të bukur.

Fotografitë që jua sjellim tregojnë luksin e shtëpisë ku po qëndron bukuroshja e klanit Kardashian/Jenner. /Telegrafi/

 

Exit mobile version