Telegrafi

Derisa po i bërtiste Haalandit për një veprim në fushë – Guardiola nuk ngurroi ta largonte edhe kamerën

Pep Guardiola dhe Erling Haaland u kapën nga kamerat duke bërë një bisedë jo edhe aq të qetë në pjesën e parë të ndeshjes mes Manchester Cityt dhe Burnleyt.

Trajneri spanjoll u dëgjua duke bërtitur “çfarë po bën?” ndaj norvegjezit përpara se të largonte kamerën.

Duke pasur parasysh që Haaland realizoi një dygolësh në pjesën e parë, çfarë mund ta justifikonte reagimin?

Lexo po ashtu Manchester City nis mbrojtjen e titullit në Ligën Premier me fitore bindëse ndaj Burnleyt

Me sa duket, Guardiola ishte i tërbuar me Haaland sepse vetëm pak sekonda më parë, norvegjezi kishte shprehur zhgënjimin e tij te Bernardo Silva që nuk ia pasoi topin.

Natyrisht se spanjolli kërkon më të mirën nga lojtarët e tij, duke mos lëshuar asnjë rast shënimi.

Në fund të ndeshjes, City triumfoi 3-0 ndaj Burnleyt, duke filluar mbrojtjen e titullit me sukses. /Telegrafi/