Vetëm tre ditë para se Kongo pritej të deklaronte fundin e shpërthimit të saj nga Ebola, u konfirmua një rast i ri i virusit.
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) tha që rasti i ri u konfirmua në Beni, një komunitet që kishte qenë një epiqendër e shpërthimit të dytë më vdekjeprurës të Ebolës në histori, transmeton Telegrafi.
Drejtoresha Rajonale e OBSH-së për Afrikën Dr Matshidiso Moeti tha që ajo ishte “e trishtuar” kur dëgjoi për rastin e ri dhe tha se OBSH po vazhdonte të punonte me ministrinë e shëndetit të vendit për t’i dhënë fund Ebolas.
Vendi kishte shpresuar t’i jepte fund një emergjence globale shëndetësore, dhe të përgatitej për coronavirusin që ka kapluar botën.
I am sad to hear about a new #Ebola case in northeastern #DRC. @WHO is on the ground supporting the investigation and will continue to work side by side with the Ministry of Health to end Ebola. pic.twitter.com/0tailaqdxR
— Dr Matshidiso Moeti (@MoetiTshidi) April 10, 2020
“Ky është një zhvillim shkatërrues për komunitetet në lindje (Kongo) të cilët gjithashtu janë nën kërcënim nga shpërthimi i coronavirusit, përveç konfliktit dhe shpërnguljeve të vazhdueshme”, tha Kate Moger, një nënkryetare rajonale me Komitetin Ndërkombëtar të Shpëtimit, në një deklaratë. /Telegrafi/