Site icon Telegrafi

Derisa nuk u tregon sa vjeçare është, meshkujt çmenden pas saj – por më pas të gjithë e “braktisin” pasi mësojnë moshën e saj

“Ka shumë meshkuj që duan të dalin me mua, derisa të kuptojnë moshën time, pastaj më karakterizojnë si material i harxhuar”, thotë një grua në TikTok dhe shpjegon se si merr shumë vëmendje nga djemtë e etur.

Shumë burra, veçanërisht ata më të rinj, duan të dalin me të, por shpejt heqin dorë kur ajo u tregon moshën e saj. Ata thonë se ajo duket dy herë më e re, prandaj quhet edhe ‘pumë’ (një grua e moshuar që josh meshkujt e rinj).

Ajo ka publikuar një video të shkurtër në të cilën shpjegon se çfarë po i ndodh dhe cilat janë dilemat e 125 mijë ndjekësve të saj. Në video, ajo tha se meshkujt shpesh tërhiqen kur zbulojnë se ajo është në të vërtetë 44 vjeçare. “Burrat më duan derisa t’u tregoj moshën time …”, shpjegon ajo.

Videoja e saj befasuese në rrjetin social është ndjekur nga ndjekësit e saj më shumë se tetë milionë herë. Shumë ishin të kënaqur me informacionin që ndau bukuroshja. /Telegrafi/

@princessaprilxonobody wants a cougar ?

♬ Kiss Me More (feat. SZA) – Doja Cat

Exit mobile version