Telegrafi

Derisa Neymar dhe Di Maria nuk liroheshin nga topi – Messi vetëm i vështronte jashtë zonës së Lilles

Pamjet e Lionel Messit duke vështruar një sulm të Paris Saint-Germain janë bërë virale në rrjetet sociale.

PSG-ja e argjentinasi u përball me Lillen të premten e kaluar, me skuadrën e tij që përmbysi rezultatin, për të fituar 2-1.

Por, 34-vjeçari luajti vetëm në pjesën e parë, duke u zëvendësuar nga Mauro Icardi, shkaku që kishte dhimbje në këmbë.

Lexo po ashtu Pamje që tregojnë se si Messi u lëndua gjatë përballjes PSG - Lille

Pavarësisht se luajti vetëm 45 minuta, ai arriti t’i bëjë fansat të flasin për të në internet.

Një video e tij duke qëndruar pa lëvizur në pjesën e parë gjatë një sulmi të PSG-së befasoi edhe përdoruesit e rrjeteve sociale.

Lexo po ashtu Lojtarët më të mirë deri tani në Ligue 1 në sezonin 2021/22 – Mbappe i dyti, Shaqiri i 94-ti dhe Messi i 126-ti

Pamjet tregojnë superyllin argjentinas duke qëndruar jashtë zonës së kundërshtarit, teksa Neymar dhe Angel Di Maria luftojnë për të krijuar hapsirë.

Megjithatë, tifozët ishin të shpejtë për t’i dalë në mbrojtje Messin – duke pretenduar se ai bëri të njëjtën gjë në Barcelonë.

PSG kthehet në aksion të mërkurën kur rifillon garimin e tyre në Ligën e Kampionëve kundër RB Leipzig. /Telegrafi/

@psg_actuss

poch il a l’a tué #psg #parati #messi #leomessi #psgxmessi #teampsg #triste #sad #messi10 #goat #pourtoi #soccer #fyp #fypシ #ligue1 #lille #psglosc

♬ Sad Emotional Piano – DS Productions