Telegrafi

Derisa në shumë vende të Evropës temperaturat kanë arritur mbi 40 gradë celsius, Meksika mbulohet nga akulli (Foto/Video)

Derisa shumë vende të botës janë duke u “djegur” nga i nxehti nga temperaturat e larta që kanë kaluar mbi 40 gradë celsius, Meksika është goditur nga moti i ligë, ku qytetin Guadalajara e ka mbuluar akulli.

Dhjetëra rrugë janë mbyllur si rezultat i vërshimeve, kurse pasagjerët kanë mbetur të ngujuar nga sasia e madhe e akullit që ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, transmeton Telegrafi.

Videot amatore shfaqin veturat e mbuluara me akull, kurse banorët këtë fenomen po e përshkruajnë si diçka “që kurrë më parë” nuk kanë pasur rastin ta shohin.

Ekipet emergjente janë duke bërë të pamundurën që të pastrojnë rrugët, dhe të mundësojnë kalim të lirë të veturave të shumta që kanë ngecur nëpër rrugë.

Autoritet lokale vlerësojnë se afro 200 shtëpi dhe dhjetëra vetura janë shkatërruar, e Guvernatori Jaliska Enrique Alfaro Ramirez, ka deklaruar “kurrë më parë” nuk kishte parë diçka të tillë në qytetin e tij. /Telegrafi/