Site icon Telegrafi

Derisa në shumë vende të botës bora ka krijuar kaos, në Australi temperaturat kanë arritur në 49 gradë celsius (Video)

Shumë vende të botës janë duke u ballafaquar me temperaturat e ulëta dhe sasia e madhe e borës që ka rënë, duke krijuar kaos në trafiku.

Por, jo edhe në Australi, ku ky vend është kapluar nga një valë e nxehtësisë, kurse sot është regjistruar temperatura maksimale prej 49 gradë celsius, me ç’rast autoritetet kanë paralajmëruar se zonat malore mund të preken nga zjarri, transmeton Telegrafi.

Sipas të dhënave të Institutit Hidrometerologjik, temperatura e regjistruar sot në Australi është për vetëm dy gradë celsius me e ulët sesa ajo që konsiderohet si temperaturë rekorde, e regjistruar në vitin 1960 ku kishte arritur në 50,7 gradë celsius.

Qysh në orën 9 të mëngjesit është regjistruar temperatura e lartë prej 43 gradë celsius, kurse qytetet si Melblourne dhe Sydney tashmë janë shndërruar në zona tepër të nxehta.

Autoritetet lokale dhe mjekët kanë paralajmëruar qytetarët me probleme shëndetësore, që të shmangin kontaktin e drejtpërdrejt me diellin në orët kur temperaturat janë në maksimum. /Telegrafi/

Exit mobile version