Telegrafi

Derisa mungon Janeva, PSP-ja nuk mund të funksionojë

Prokuroria Speciale Publike (PSP) në Maqedoninë e Veriut për momentin është institucioni më i përmendur nga opinioni dhe kjo bëhet për shkak të faktit se kjo prokurori është duke u lidhur me aferën “Haraçi”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryeprokurorja Katica Janeva dha dorëheqje më 16 korrik dhe po atë ditë u arrestuan Bojan Ivanovski dhe Zoran Milevski, si dy të dushuar në këtë rast.

Në PSP, sipas ligjit, nuk mund të nënshkruajë askush asgjë dhe kjo tregon se asnjë lëndë e asnjë komunikim zyrtar nuk mund të funksionoje në të ardhmen, derisa Janeva nuk kthehet nga pushimi shëndetësor. /Telegrafi/