Site icon Telegrafi

Derisa mjeku po merrej me disa dokumente, ajo largohet nga spitali dhe i del përpara një kamioni – shoferi ka rrëfyer tmerrin që përjetoi

Një shofer kamioni ka përshkruar tmerrin pasi një vajzë e re doli para kamionit të tij, pasi mori një ilaç japonez pa leje.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Marc Gibbins, 48 vjeç, tha që nuk kishte asgjë që ai mund të kishte bërë për të shmangur goditjen e Grace Brockelsby në mbrëmjen e 5 qershorit.

Atë pasdite, Grace kishte qenë në spital në Boston, Lincolnshire për një vlerësim psikiatrik për çështje të shëndetit mendor.

Grace, në foto me nënën e saj e cila tha se ajo ishte një individ “i butë, i dashur, i kujdesshëm”

Kur mjeku shkoi për të fotokopjuar disa dokumente, ajo doli nga spitali për të ikur dhe me gjasë për t’i marrë vetes jetën.

Ajo eci më pak se një milje nga spitali mbi autostradë dhe doli para kamionit të z. Gibbins.

Gibbins tha: “Unë isha në një tronditje të rëndë. E dija se ky ishte një veprim i qëllimshëm pasi vajza kishte pritur që unë të isha aq afër saj”.

Ndërkohë hetuesit e përplasjes nuk i kanë vënë asnjë faj z. Gibbins.

Grace ndërroi jetë duke i dalë përpara një kamioni

Në gjykatë është thënë se Grace kishte marrë një ilaç japonez – 10 herë më i fuqishëm se diazepami – kundër ankthit që mund të ketë ndikuar në aftësinë e saj njohëse.

Aty u tha gjithashtu se Grace kishte vuajtur me anoreksi dhe i kishte thënë stafit mjekësor për mendimet e saj të vetëvrasjes, por kurrë nuk kishte treguar ndonjë shenjë se do të vepronte në mënyrë të tillë. /Telegrafi/

Exit mobile version