Telegrafi

Derisa miliona qytetarë në Venezuelë vuajnë nga varfëria, mungesa e barnave e uji i pijshëm – thjeshtëri i Maduros vozitet me Ferrari të larë në ar (Video)

Derisa miliona qytetarë po e braktisin Venezuelën për shkak të varfërisë, mungesës së ushqimit, barnave, energjisë elektrike dhe ujit, për disa persona jeta në këtë vend nuk është edhe aq e keqe.

Për shembull presidentit Nicolas Maduro i pëlqen të shijoj specialitete të ndryshme nëpër restorante luksoze, kurse thjeshtëri i tij, më saktësisht djali i gruas së tij Silia Flores, 62-vjeçe, di të shfrytëzoj pushtetin dhe të bëjë një jetë tejet luksoze, transmeton Telegrafi.

Në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë video ku shihet thjeshtëri i Maduros duke dalë nga një hotel në Monako, dhe futet në veturën e shtrenjtë sportive “Ferrari” të larë në ar.

Derisa kalimtarët e rastit filmojnë veturën luksoze, thjeshtëri i Maduros pozon duke fituar kështu vëmendjen e masës. Fjala është për modelin “Ferrari California T”, ku çmimi për versionin më të lirë sillet rreth 300 mijë dollarë, kurse fakti që është i larë në ar nënkupton se ka kushtuar shumë më shtrenjtë.

Ndryshe nëna e tij, gruaja e Maduros, Silia Flores, është një person shumë interesant. Disa në Venezuelë e quajnë “Lady Magbe” pasi e cilësojnë si personin më të fuqishëm në këtë vend. Kjo avokate, politikane, yll televiziv dhe e apasionuar pas modës, është e njohur për gardërobën që e vesh dhe ka flamurin e Venezuelës. /Telegrafi/