Një skenë bizare ka ndodhur në Taipei, ku një grua gjysmë lakuriq ra nga tarraca e një apartamenti – duke përfunduar në kulmin e një veture të parkuar – e gjithçka ndodhi derisa ajo po kryente marrëdhënie intime me partnerin kurse kamera e sigurisë filmoi gjithçka.
Kjo grua e pafat po kryente marrëdhënie seksuale me partnerin, në momentin kur rrëshqiti nga rrethoja e tarracës në Taipei dhe përfundoi mbi kulmin e veturës së parkuar, transmeton Telegrafi.
Incidenti ka ndodhur gjatë 5 shtatorit, kurse kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur kjo grua bie mbi limuzinën e zezë. Goditja ishte aq e fuqishme sa që u hap një vrimë në mes të veturës, e gruaja gjysmë lakuriq tentonte të nxirrte këmbët nga mjeti që u shpua.
Për ta bërë edhe më interesant ngjarjen, partneri i saj zbriti me shpejtësi për t’i dalë në ndihmë. Madje në fund i dhuroi përqafime e puthje në shenjë përkrahje.
Ishin kalimtarët e rastit që mbetën të habitur, për faktin se nuk e dinin çfarë po ndodhte dhe arsyen se si përfundoi gruaja gjysmë lakuriq mbi një veturë të parkuar.
Mediat lokale raportojnë se ajo është dërguar në spital, nga ku është bërë e ditur se ka pësuar lëndime të lehta në shpinë e për ta parë videon klikoni këtu. /Telegrafi/