Telegrafi

Derisa kryeministri kroat po fliste para mediave – erdhi një mace dhe u ul para këmbëve të tij dhe e zuri gjumi

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq ka dhënë një deklaratë për media dje në Divulje.

Gjatë asaj kohe, një mace iu afrua, u shtri në këmbët e tij dhe e zuri gjumi.

Ajo nuk u mërzit as nga mikrofonët, as nga gazetarët, por flinte e pa shqetësuar.

Kujtojmë se Andrej Plenkoviq tha se qeveria do të përpiqet të sigurojë para për rritjen e përfitimeve për prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara. /Telegrafi/