Telegrafi

Derisa Kosova nuk ka të caktuar ndeshje miqësore, Turqia luan kundër Maqedonisë

Lojtarët e përfaqësueses së Turqisë ndodhen në Shkup për ta zhvilluar ndeshjen miqësore kundër Maqedonisë.

Sonte (e hënë) nga ora 19:45 në Philip II Arena zhvillohet ndeshja miqësore e këtyre përfaqësueseve, e cila do t’i shërbejë kundërshtarit të Kosovës para ndeshjes kualifikuese për ‘Rusia 2018’.

Lexo po ashtu Zyrtare: Kjo është lista e Kosovës ndaj Turqisë (Foto/Video)

Turqia është kundërshtari i radhës i përfaqësueses sonë, me të cilën do të luajë më 11 qershor në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Mirëpo, derisa Kosova nuk ka në orar ndonjë ndeshje miqësore, Turqia e ka mundësinë që t’i testojë lojtarët e vet.

Pas ndeshjes ndaj Maqedonisë, lojtarët turq do të udhëtojnë në Slloveni për stërvitje, para se të udhëtojnë për në Shkodër. /Telegrafi/