Lojtarët e përfaqësueses së Turqisë ndodhen në Shkup për ta zhvilluar ndeshjen miqësore kundër Maqedonisë.
Sonte (e hënë) nga ora 19:45 në Philip II Arena zhvillohet ndeshja miqësore e këtyre përfaqësueseve, e cila do t’i shërbejë kundërshtarit të Kosovës para ndeshjes kualifikuese për ‘Rusia 2018’.
Turqia është kundërshtari i radhës i përfaqësueses sonë, me të cilën do të luajë më 11 qershor në “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Mirëpo, derisa Kosova nuk ka në orar ndonjë ndeshje miqësore, Turqia e ka mundësinë që t’i testojë lojtarët e vet.
Pas ndeshjes ndaj Maqedonisë, lojtarët turq do të udhëtojnë në Slloveni për stërvitje, para se të udhëtojnë për në Shkodër. /Telegrafi/