Barcelona ndodhet përpara një tjetër misioni të pamundur në Ligën e Kampionëve, ndërsa përballë e ka kampionin francez Paris Saint-Germain.
Parisienët fituan me rezultat 4-1 në takimin e parë në Camp Nou, ashtu që Blaugranët duhet të fitojnë me më shumë se katër gola epërsi për t’u kualifikuar ose së paku të arrijnë rezultatin e njëjtë për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.
Edhe pse duket si një mision i pamundur, katalunasit diçka të përafërt kishin bërë në sezonin 2016/2017 që konsiderohet ndër përmbysjet më të mëdha në histori.
Asokohe, po në të tetën e finales, PSG kishte fituar me rezultat 4-0 në Parc des Princes, mirëpo Barca ishte rikthyer në Camp Nou për të fituar me rezultat 6-1.
Në videon e mëposhtme janë disa prej rikthimeve më të mëdha në histori të futbollit:
https://www.youtube.com/watch?v=OzjtyVbZz6E
/Telegrafi/