“John Wick: Chapter 3 – Parabellum” është vazhdimi i tretë i filmave për vrasësin legjendar John Wick, për të cilin është vënë një shpërblim në vlerë prej 14 milionë eurosh.
Halle Berry është një nga yjet që janë pjesë e filmit të ri, ndërsa ajo është përkushtuar jashtëzakonisht shumë për realizimin e skenave aksion duke i përfshirë ato me armë.
Në një video të shpërndarë në internet, aktorja shihet teksa gjuan me armë gjatë përgatitjeve për skenat e vështira filmike.
Në filmin e ri, Halle Berry luan rolin e Sofias, një vrasëse dhe një mikeshë e afërt e John Wick.
“John Wick: Chapter 3 – Parabellum” do të vijë premierë edhe në kinemanë Cineplexx, ndërsa për shkak të interesimit të madh, premiera e të enjtes (16 maj) do të jepet në 10 orare. /Telegrafi/