Site icon Telegrafi

Derisa Jeff Bezos fle në 200 miliardë dollarë, punonjësit e tij mezi “mbijetojnë” me faturat dhe punojnë nga 12 orë – disa nuk kanë kulm mbi kokë

Reklama për punë në kompaninë amerikane “Amazon” ka gjithandej. Ato janë të vendosura nëpër autobusë, portale për kërkim pune, e janë prezentë edhe nëpër radio-stacionet që luajnë muzikë rock, shkruan Bloomberg.

Duke premtuar pagë prej 15 dollarëve për një orë punë dhe sigurim shëndetësorë, kurse në pamjet promovuese punonjësit duken të buzëqeshur, ku shumica do të mendonin se nuk ka vend më të mirë për të punuar, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, realiteti është paksa më ndryshe. Shumica e punëtorëve të punësuar nëpër depotë e Amazon “kanë telashe” të mëdha për të paguar faturat, kurse më shumë se 4 mijë prej tyre ushqehen me ndihmën e bonove për ushqim në 9 shtete amerikane, ka treguar një studim i agjencisë shtetërore amerikane për vlerësim.

Me hapjen e depove çdo ditë, Amazon industrinë e logjistikës e ka shndërruar në vend pune duke premtuar paga për klasën e mesme, e deri te vendi i punës që në shikim të parë duke shumë punë e lehtë.

Në kulmin e pandemisë së coronavirusit, Amazxon ka punësuar 250 mijë persona për t’ju përgjigjur kërkesave të blerësve që kohën e kalonin në shtëpi, duke bërë blerje online.

Shumë punëtorë punojnë nëpër depo të mbingarkuara, duke rrezikuar të infektohen për 15 dollarë në orë. Ndërkohë, pasuria e kësaj kompanie është rritur për 65 për qind vetëm këtë vit.

Shumica e punëve të punëtorëve janë: pranimi i mallit që vjen me kamionë dhe palosja e tyre nëpër rafte në sektorë të caktuar apo në shirita që shpërndajnë tutje mallrat për në vende të ndryshme të botës.

Shumicën e punëve i kryejnë personat me shkollë të mesme ku nuk nevojitet ndonjë CV – thjesht duhet të pranojnë të punojnë. Ata kryejnë një trajnim njëditor dhe më pas qëndrojnë të paktën 10 orë në të njëjtën hapësirë me disa persona.

Matt Giannini, i cili ka punuar për pesë vite në depo në New Jersey, thotë se sekreti i Amazon është të thjeshtojë të gjitha detyrat me qëllim që të gjithë të mund t’i kryejnë ato.

Bloomberg ka intervistuar 42 punonjës nga 20 shtetet amerikane. Disave u ka pëlqyer puna, por shumica janë ankuar për sigurimin shëndetësorë.

Megjithatë, shumica thonë se ekzistojnë pak gjasa të ketë përparim në një ambient të “automatizuar”. Një punonjës shpresonte se do të përparoj sepse kishte përvojë menaxheriale në kompani tjera.

“Është aktualisht kompania më e madhe në botë. Kam menduar se do të përparoj shpejtë. Tre vite më vonë, akoma jam në nivelin fillestar, palos artikuj të ndryshëm”, ka shtuar ai.

Shumë punonjës heqin dorë nga puna apo shkarkohen për shkak të problemeve të sigurisë apo produktivitetit.

Courtenay Brown tre vite më parë ishte punësuar në Amazon në New Jersey. Në muajt e parë, ajo dhe motra e saj, që gjithashtu punon atje – nuk kishin kulm mbi kokë, duke u zhvendosur nga një motel në tjetrin, gjë që u ka kushtuar rreth 600 dollarë në javë.

Askush nuk dëshironte t’ua lëshonte me qira apartamentin sepse nuk fitonin mjaftueshëm. E një organizatë bamirëse ua paguante qiranë për disa muaj në të cilin edhe sot jetojnë. E me kalimin e muajve, ato arritën nga kjo organizatë të bëhen edhe me rrobalarëse.

Courtenay punon nga ora 5:30 e mëngjesit deri në 6 të pasdites. E ditët e lira i kalon në shtëpi sepse nuk mund të mbulojë shpenzimet nëse shkon diku për të pushuar.

Megjithatë më në fund ka arritur ta rrit rrogën për 2 dollarë në orë, por kjo do ta ndihmojë që t’i kalojë festat pa ndonjë problem – duke pasur para për dhurata.

“Gjëja e fundit që unë dhe motra ime duam është të humbim vendin e punës – sepse edhe ashtu jemi pa shtëpi”, ka thënë ajo. /Telegrafi/

Kujtojmë që pasuria neto e Jeff Bezos kap shumën e afro 200 miliardë dollarëve, i pasuar nga miliarderët e tjerë amerikanë si Elon Musk dhe Bill Gates. /Telegrafi/

 

Bloomberg.

Exit mobile version