Ylli i UFC, Nate Diaz u përfshi në një përleshje në prapaskenë derisa Jake Paul e Tyron Woodley po kryenin matjet zyrtare.
Diaz ishte i pranishëm në Tampa për të treguar mbështetje për mikun e tij të ngushtë dhe shokun e tij vendas në Stockton, Chris Avila, i cili do të përballet me Anthony Taylor në po atë mbrëmje.
Të dy tashmë janë përballur me njëri-tjetrin në Bellator 238 vitin e kaluar, me Taylor që doli fitues me vendim të shumicës.
And almost immediately a fight breaks out in the crowd involving Nate Diaz 😬 pic.twitter.com/rPJz8Tab47
— Karisa Maxwell McKee (@KarisaMaxwell) December 17, 2021
Ekziston një armiqësi e qartë mes dyshes dhe asaj që u përhap mbrëmë, me anëtarët e të dy skuadrave që hynë në mes.
Diaz dhe shoku i tij nga UFC, Nick Maximov, ishin të përfshirë, ndërsa kampioni i peshës së lehtë në Bellator, AJ Mckee ishte në anën tjetër duke mbështetur Taylorin.
Dy kampet filluan të përplaseshin fizikisht, ndërsa sigurimi u përpoq të qetësonte situatën. Në pamjet që bënë xhiro në internet, gjersa duket sikur ndonjë grusht është gjuajtur në mes tyre, por objekte të tilla si shishe ishin patjetër.
Team Nate Diaz gets into brawl with @BellatorMMA champ @ajmckee101 and @anthony_foreal at #PaulWoodley2 weigh-ins @NateDiaz209 pic.twitter.com/k9bkgYOH44
— BroBible (@BroBible) December 17, 2021
“Ata u përpoqën të përplaseshin vrbalisht dhe u gjetën në afëri”, deklaroi Maximovic për TMZ Sports në një video.
Taylor, i cili ka thënë se Diaz dikur u përpoq ta mposhte atë në një ngjarje Bellator në të kaluarën, e quajti atë “një qenush i vogël”. /Telegrafi/
https://twitter.com/letsrockinroll3/status/1472079480868978688?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1472079480868978688%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportbible.com%2Fmma%2Fnate-diaz-involved-in-backstage-brawl-at-jake-paul-event-20211218
Moments after Chris Avila vs Anthony Taylor faced off with Nate Diaz on stage too, it looks like a fight broke out. Not sure who it was or what happened yet.. #PaulWoodley2 pic.twitter.com/f9RFVtReNS
— Helen Yee (@HelenYeeSports) December 17, 2021