Mohamed Salah u testua nga stafi i Liverpoolit pa qëllim derisa është duke agjëruar në muajin e shenjtë të Ramazanit, derisa pësuan humbje 4-1 ndaj Manchester Cityt në Etihad.
Shumë myslimanë agjërojnë gjatë Ramazanit që do të thotë se ata do të përmbahen nga ngrënia ose pirja gjatë orëve të ditës nga 22 marsi deri më 21 prill.
Pasi të perëndojë dielli, ata mund të bëjnë iftar – duke falënderuar Zotin për të mirat që posedojnë, por edhe duke bashkëndje me ata që jetojnë në varfëri.
Gjyqtarëve në Angli u është kërkuar që të lejojnë lojtarët të bëjnë iftar gjatë ndeshjeve të mbrëmjes. Atyre u është thënë të identifikojnë lojtarët që mund të kenë nevojë të bëjnë iftar gjatë ndeshjeve dhe të bien dakord për një ndërprerje të ndeshjes për pak minuta.
Nuk kishte asnjë mundësi që Salah të bënte iftar gjatë ndeshjes mes Liverpooit dhe Manchester Cityt.
Pas pjesës së dytë, Jack Grealish kishte shënuar për 4-1, ndërsa egjiptiani po qëndronte i ulur në stol.
Ndërsa ishte i ulur, një anëtar i stafit të Liverpoolit i zgjati shishen me ujë Salahut, por egjiptiani e lë atë tek këmbët e tij, gjersa Andy Robertson dhe Diogo Jota konsumonin ujë. /Telegrafi/
They really handed Salah a water bottle while he was fasting 😭
— Janty (@CFC_Janty) April 2, 2023