Site icon Telegrafi

Derisa ia fitoi Al Nassrit trofeun e parë ndërkombëtar – Ronaldo pësoi lëndim të rëndë

Cristiano Ronaldo ia fitoi Al Nassrit trofeun e parë ndërkombëtar, pasi mposhtën 2-1 Al Hilalin në finalen e Kupës së Botës për Klubet Arabe – por që u largua shkaku i lëndimit para se të përfundonte ndeshja.

Ylli portugez shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 74-të, duke i barazuar shifrat në 1-1, pasi Al Hilal kishte realizuar me anë të Michael (51’).

Ndeshja shkoi në vazhdime, aty ku Ronaldo (98’) shënoi edhe golin e tij të dytë ndeshje, përkundër se skuadra e tij ishte me dy lojtarë më pak në fushë.

Lexo po ashtu Ronaldo është heroi i Al Nassr, ia fiton trofeun e parë ndërkombëtar

Derisa po kalonte minuta e 115-të, ylli portugez u lëndua dhe u detyrua të largohej nga fusha me autoambulancë.

Dukej si i lëndim i rëndë, për 38-vjeçarin, që u pa me lot në sy derisa po largohej. /Telegrafi/

https://twitter.com/sir_mario12/status/1690420716762521600

https://twitter.com/pubitysport/status/1690418073449226240

Exit mobile version