Shumë njerëz ëndërrojnë që të vihen re duke përformuar talentin e tyre të fshehtë dhe të dalin nga hija, për t’u bërë një ditë të famshëm.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kjo mund të ndodh në të shumten e rasteve qoftë kur këndoni karaoke në një lokal, apo duke lujtuar futboll në park; ekziston gjithmonë shpresa se do t’ju jepet mundësia e artë.
Por një burrë, i cili ishte lindur për t’u bërë një magjistar, nuk ishte i gatshëm të priste që fati të ndërhynte dhe i mori gjërat në duart e tij, duke vendosur se kishte ardhur koha për t’i shfaqur aftësitë e tij përpara vendit, drejtpërdrejt në television.
Problemi i vetëm ishte se ai nuk ishte në gjendje të siguronte hapësirën e tij dhe e shfrytëzoi momentin të ‘ndërprente’ një raportim të lajmeve drejtpërdrejt për të kryer një seri marifetesh me letra.
Derisa reporteri i lajemeve paraqet segmentin, djaloshi i cili pozicionet diku anash – por në kamerë – fillon ta shfaq talentin e tij prej një magjistari.
Videoja qesharake është bërë virale pasi ishte shpërndarë në Reddit. /Telegrafi/