Telegrafi

Derisa është duke u shëruar nga lëndimi, Neymar gjen kohë ta ndërrojë stilin e flokëve

Futbollisti brazilian, Neymar, i cili është duke u rikuperuar nga një lëndim serioz, e ka shfrytëzuar rastin që ta ndryshojë stilin e flokëve.

Ai ka publikuar në rrjetet sociale imazhe me dukjen e tij të re, gjë që është pëlqyer nga fansat e tij të shumtë.

(Foto: InstaStory/Neymar Jr)

Në një fotografi të publikuar në InstaStory, Neymar e ka publikuar momentin menjëherë pas rregullimit të flokëve nga stilisti i tij.

Ndërsa në një tjetër fotografi, ai është i zhveshur në pjesën e sipërme dhe ka pozuar në profil me dukjen e re.

(Foto: Instagram/Neymar Jr)

Fotografia e publikuar në profilin e futbollistit në Instagram, ka marrë mbi 1.5 milion pëlqime për më pak se një orë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për NEYMAR

26-vjeçari e theu ashtin metatarsal të këmbës së djathtë gjatë një ndeshjeje futbolli në kampionatin francez.

Për t’u shëruar, Neymar u desh t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjike dhe tash është duke u rikuperuar. /Telegrafi/