Site icon Telegrafi

Derisa është duke pritur fëmijë me të dashurën e re, Al Pacino po kalon kohë me ish-partneren

(Foto: Getty Images)

Al Pacino po kalon kohë me ish-partneren e tij, Beverly D’Angelo, ndërsa pret një fëmijë me të dashurën e re, Noor Alfallah.

Ikonës hollivudiane dhe D’Angelos iu bashkuan edhe dy fëmijët e tyre, binjakët 22 vjeçarë Anton dhe Olivia, në një dalje familjare në Los Angeles.

Në një moment, ish-të dashurit, të cilët nuk ishin martuar kurrë, janë fotografuar së bashku jashtë duke bërë një diskutim serioz.

Lexo po ashtu Nuk mund të besonte se po bëhet baba, Al Pacino kërkoi nga e dashura 29 vjeçare të bënte një test të atësisë

Pacino dhe D’Angelo kanë mbetur miq të ngushtë që nga ndarja e tyre në vitin 2004, ndërsa qëndrimi i përbashkët vjen disa javë, pasi u konfirmua se aktori është në pritje të fëmijës të dashurën 29 vjeçare.

83-vjeçari ka folur për herë të parë për shtatzëninë e Alfallah javën e kaluar në një video të siguruar nga Daily Mail.

“Është shumë e veçantë. Ka qenë gjithmonë. Unë kam shumë fëmijë, por kjo është një ardhje vërtet e veçantë në këtë moshë”, është shprehur ai. /Telegrafi/

Exit mobile version