Telegrafi

Derisa e gjithë bota po ndjek me shqetësim kaosin në Venezuelë, Maduro vallëzon salsa me gruan e tij (Video)

Derisa e gjithë bota po e ndjek situatën kaotike në Venezuelë për shkak të krizës politike, presidenti aktual Nicolas Maduro është filmuar duke vallëzuar salsa.

Videoja në të cilën Maduro dhe gruaja e tij vallëzojnë, është shfaqur gjatë demonstratave në shenjë mbështetje të Revolucionit të 23 shkurtit, transmeton Telegrafi.

Pas takimit me përfaqësuesit e kompanisë minerare, i pari i vendit ka kërkuar nga muzikantët që ishin prezentë në takim të performojnë diçka. Megjithatë ata vendosën ta këndojnë këngën me tekst: “Maduro nuk largohet”.

Sikur kjo të mos u mjaftonte, Maduro dhe gruaja e tij filluan të vallëzojnë e pranë tyre ishin valltaret profesioniste me veshje tradicionale të këtij vendi. /Telegrafi/